Nejmar pritet me entuziazëm nga katalanasit

Nejmar pritet me entuziazëm nga katalanasit

Nejmar është një emër mjaft i lakuar ditët e fundit në mediat botërore dhe në “botën” sportive. Braziliani zyrtarisht tashmë është lojtar i Barcelonës. Përveç të tjerash, pas Ibrahimoviçit, Nejmar është futbollisti që ka pasur numrin më të madh të fansave gjatë prezantimit me ekipin e Barçës. Në prezantimin e tij ndodheshin mbi 56 000 fansa,

Nejmar është një emër mjaft i lakuar ditët e fundit në mediat botërore dhe në “botën” sportive. Braziliani zyrtarisht tashmë është lojtar i Barcelonës.

Përveç të tjerash, pas Ibrahimoviçit, Nejmar është futbollisti që ka pasur numrin më të madh të fansave gjatë prezantimit me ekipin e Barçës. Në prezantimin e tij ndodheshin mbi 56 000 fansa, të cilët e kanë shoqëruar talentin brazilian në momentin më të rëndësishëm.

Pa nisur ende aventurën në Evropë, Nejmar ka arritur të fitojë një popullaritet të padiskutueshëm. Gjithsesi, Ibrahimoviç gjatë prezantimit në klubin katalanas kishte të pranishëm plot 60 000 fansa.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar