“Ne vijmë për ajër” në skenën e TK

“Ne vijmë për ajër” në skenën e TK

“Ne vijmë për ajër” është premiera më e re që do të vihet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, një teatër ku mistikja ndërthuret me surrealen. Kjo është vepra më e re e realizuar nga një grup të rinjsh, me regji të Qëndrim Rijanit. Drama në përmbajtje të saj do të ketë skena dhune ku

“Ne vijmë për ajër” është premiera më e re që do të vihet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, një teatër ku mistikja ndërthuret me surrealen. Kjo është vepra më e re e realizuar nga një grup të rinjsh, me regji të Qëndrim Rijanit.

Drama në përmbajtje të saj do të ketë skena dhune ku dhe ndjeshmëria e publikut do të jetë më e madhe. Gjithashtu regjisori ka “paralajmëruar” se personat e ndjeshëm, veçanërisht ata nën moshën 16 vjeç do të ishte më mirë mos ta shihnin dramën me titull “Ne vijmë për ajër”.

Drama është e bazuar në tekstet e autorit amerikan Scot Omuri. Tematika e dramës në thelb ka jetën e dy motrave, të cilat janë vendosur në një dhomë të izoluar për të pritur fundin e botës.

Drama gjithashtu do të na paraqesë një tablo të qartë e cila bazohet në principet kryesore të jetës. Gjithçka lidhet me vlerat esenciale të jetës së njeriut, me mënyrën se si funksionon shoqëria me të gjithë elementet e saj si dhuna, krimi, vetmia pasoja të vetë gabimeve njerëzore.

Mesazhi kryesori i kësaj shfaqjeje është për të predikuar dëshirën për gëzim dhe harmoninë e njerëzve midis tyre.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar