Në numërim votat me kusht, rezultatet pas një jave

Përfundoi numërimi i votave me postë në Kosovë. Konfirmimi vjen nga koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, i cili tha se të dhënat do i kalojnë KQZ-së. “Janë rreth 8 mijë vota nga Serbia dhe pjesa tjetër e tyre janë nga diaspora”, tha Ahmetaj. Sipas tij këto vota nuk do të ndryshojnë

Përfundoi numërimi i votave me postë në Kosovë. Konfirmimi vjen nga koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, i cili tha se të dhënat do i kalojnë KQZ-së.

“Janë rreth 8 mijë vota nga Serbia dhe pjesa tjetër e tyre janë nga diaspora”, tha Ahmetaj.

Sipas tij këto vota nuk do të ndryshojnë rezultatet e subjekteve politike, por më shumë mund te ndikojnë rezultatet e kandidatëve.

Ndërkohë vazhdon numërimi i rreth 22 mijë votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ahmetaj tha  se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të publikohen brenda muajit, gjatë javës së ardhshme.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar