Në nder të Kodrës, në Milano hapet ekspozita “Përtej Detit”

Në nder të Kodrës, në Milano hapet ekspozita “Përtej Detit”

Në prag të 95-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, në qytetin e Milanos  në Itali po organizohet një ekspozitë për nder të tij. Ekspozita organizohet nga fondacioni që mban emrin e tij artistik “Oltremare”, ose siç njihet në shqip, “Përtej detit”.  Vlerat që përcjell kjo ekspozitë përbëjnë një interes të madh

Në prag të 95-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, në qytetin e Milanos  në Itali po organizohet një ekspozitë për nder të tij.

Ekspozita organizohet nga fondacioni që mban emrin e tij artistik “Oltremare”, ose siç njihet në shqip, “Përtej detit”.  Vlerat që përcjell kjo ekspozitë përbëjnë një interes të madh për artin dhe kulturën shqiptare. Përmes lapsit dhe bojërave, mjeshtri na ka paraqitur në tablo Shqipërinë asokohe.

Në këtë ekspozitë përveç veprave të Kodrës, vizituesit do të kenë mundësi të shohin nga afër një sërë veprash arti nga të tjerë artistë të merituar, si: Agim Muka, Artan Shabani, Alfred Mirashi Milot, Venera Kastrati, Alban Met’hasani, Shpati Hodaj, Stefany Sovano, Arjan Shehaj dhe Ervin Zyka.

Ibrahim Kodra mbërriti në Itali në vitin 1938 me anë të një burse studimi. Milano ishte vendi ku ai jetoi dhe kreu studimet për pikturë në Akedeminë e Breres. Gjatë kohës së luftës, Kodra pati mundësi të njihej e të bashkohej me grupin e artistëve që patën luftuar për rinovimin politik dhe kulturor të pikturës.

Ai ka qenë gjithashtu dëshmitar i një Shqipërie parahistorike e të pakohë, një vend ku gjithnjë ka dashur të kthehet. Në prag të vdekjes së tij, në 2006, ai shprehu dëshirën të varroset e të prehet i qetë në tokën e tij amë.

/Sonila Qazimi/

kryesore1

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar