Në dy vjet 17 mijë biznese të mbyllura

Në dy vjet 17 mijë biznese të mbyllura

Klima e pafavorshme për të bërë biznes në Shqipëri ka bërë që mijëra subjekte të mbyllin aktivitetin e tyre. Gazeta “Shqip” raporton se një pjesë e tyre kanë deklaruar mbyllje të përkohshme deri në gjetjen e mundësisë për të dalë nga kjo situatë e vështirë, me shpresën për t’u rikthyer, ndërsa pjesa tjetër janë çregjistruar

Klima e pafavorshme për të bërë biznes në Shqipëri ka bërë që mijëra subjekte të mbyllin aktivitetin e tyre. Gazeta “Shqip” raporton se një pjesë e tyre kanë deklaruar mbyllje të përkohshme deri në gjetjen e mundësisë për të dalë nga kjo situatë e vështirë, me shpresën për t’u rikthyer, ndërsa pjesa tjetër janë çregjistruar përgjithnjë nga QKR-ja.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se në vitin 2012 kanë mbyllur aktivitetin e tyre rreth 9 mijë biznese, ose 7 % nga totali. Kjo kategori kalon pasive në momentin kur ajo nuk paguan taksat dhe nuk deklaron asnjë lloj aktiviteti të sajin.

Ndërkaq nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit mësohet se rreth 2500 subjekte kanë kërkuar çregjistrimin e aktivitetit. Vetëm dy vitet e fundit kemi rreth 17 mijë biznese që kanë kaluar në statusin e pasivit, pra nuk gjenerojnë asnjë aktivitet për ekonominë ose 14 për qind e të gjithë tatim paguesve të regjistruar.

Zyrtarisht, qeveria thotë se janë rreth 130 mijë, ndërsa tatimet deklarojnë se aktive nuk janë më shumë se  80 mijë subjekte . Sipas Censusit 2011 të INSTAT  97 437 mijë biznese ishin aktive duke shënuar rritje me 14 për qind me vitin 2009 dhe dominon biznesi i vogël.

Ekspertë të fushës gjykojnë se një pjesë e bizneseve i mbyllin qëllimisht për të shmangur  pagesën e taksave, që sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve kanë vlerën më të lartë në rajon.

Regjistrimi në QKR është mënyra më e thjeshtë për tu realizuar mjafton të kesh një kartë identiteti, të bësh një pagesë prej 100 lekë dhe ti thuash sportelistit tw QKR çfarë aktiviteti do të kryesh.

Nga të dhënat e INSTAT , në bazë të Censusit për sektorin e punësimit vihet re se 63 për qind e bizneseve kanë 1 të punësuar , 28 për qind 2 deri në 4 të punësuar dhe 0.9 për qind e subjekteve me 50 ose më shumë të punësuar, që praktikisht janë biznesi i madh.

Faktor tjetër tregues për biznesin shqiptar është xhiro vjetore. Për disa kategori INSTAT ka përcaktuar kufinjt, nga 5 milionë lekë në vit deri në 250 milion lekë. Plot 82 mijë biznese,        ( 84.5%) kanë xhiro vjetore më të vogel se 5 milionë lekë, të cilat me ligjin aktual të TVSH –së operojnë pa faturën e vlerës së shtuar.

Vetëm 851 subjekte apo 0.9 për qind  xhirojnë 250 milionë lekë në vit kryesisht të fushës së tregtisë, me 351 biznese. Më pas vijnë ndërtimi dhe industria me 2.5 milionë dollar në vit dhe së fundmi biznesi i vogël me 37 mijë tregtarë me jo më shumë se 5milionë lekë në vit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar