Ndryshon taksa për subjektet tregtare

Taksa mbi ndërtesat që përdoren për qëllime tregtare do të jetë e diferencuar dhe në bazë të paketës së re fiskale janë parashikuar tre zona taksimi. Në zonën e parë ku përfshihet Tirana dhe Durrësi tarifa do të jetë 400 lekë/m2. Në zonën e dytë taksa për ndërtesat tregtare do të jetë 300 lekë/ m2

Taksa mbi ndërtesat që përdoren për qëllime tregtare do të jetë e diferencuar dhe në bazë të paketës së re fiskale janë parashikuar tre zona taksimi. Në zonën e parë ku përfshihet Tirana dhe Durrësi tarifa do të jetë 400 lekë/m2. Në zonën e dytë taksa për ndërtesat tregtare do të jetë 300 lekë/ m2 në vit dhe përfshin qytetet Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë dhe Lezhë. Ndërsa në zonën e tretë tarifa është 200 lekë/m2 ku janë përfshirë të gjitha bashkitë e tjera dhe komunat .

Për ndërtesat në pronësi apo përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistikë është përcaktuar tarifa më e lartë që kap vlerën 400 lekë/m2.

Brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zyrat rajonale të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme u ofrojnë bashkive dhe komunave të dhënat e regjistrimit elektronik të pasurisë.

Hotelet

Çdo gjashtë muaj, hotelet paraqesin për miratim çmimet e fjetjes në hotel te bashkitë dhe komunat. Bashkitë dhe komunat miratojnë çmimet çdo gjashtëmujor, për efekt të taksës së fjetjes në hotel, bazuar në sondazhet e kryera në treg.

Taksa më e lartë do të jetë për banesat e ndërtuara në 20 vitet e fundit. Në zonën e Tiranës dhe Durrësit taksa do të jetë 30 lekë/m2, në bashkitë e tjera 12 lekë/m2 dhe në zonat rurale 6 lekë/m2. Ndërsa për ndërtesat tregtare e turistike në Tiranë e Durrës taksa do të jetë 400 lekë/ m2.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar