Ndryshime në Policinë e Tiranës, shtohen shefat e krimeve

Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në organikë dhe në emërime të reja. Lëvizjet janë bërë në sajë të implementimit të strukturës së re, e nisur në datën 5 maj të këtij viti, pas firmosjes nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet thonë se sektori i vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, nuk do

Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në organikë dhe në emërime të reja. Lëvizjet janë bërë në sajë të implementimit të strukturës së re, e nisur në datën 5 maj të këtij viti, pas firmosjes nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burimet thonë se sektori i vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, nuk do të drejtohet më nga Artur Shira, post të cilin e mban për një kohë të gjatë. Ai është zëvendësuar nga Edvin Ndreu. Ndërkaq Shira ka kaluar shef në sektorin e Antiterrorit në Policinë e Tiranës. Gjithashtu ditën e djeshme, komisariatet e Tiranës do të kenë një shef të ri krimesh, të cilët do të drejtojnë 3 shefa seksionesh për krimet dhe një për rendin.

Paralelisht të emëruarit e djeshëm kanë edhe postin e zv/shef komisariati. Gentian Hila është emëruar në krye të Krimeve të Rënda në Komisariatin Nr.1, ndërsa Agim Hoxha ka kaluar shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin Nr.2. Në Komisariatin Nr.3., është vendosur Blendi Jaho, ndërsa në të njëjtin pozicion në Komisariatin Nr.4 është emëruar Ndriçim Mesiti. Ndërkaq, Krimet e Rënda të Komisariatit Nr.5., do të udhëhiqet nga Loard Sallaku dhe në Komisariatin Nr.6., është emëruar Emiljano Pashai.

Burimet thonë se është shkarkuar nga puna ish-shefi i krimeve, Nard Palushaj. Aktualisht, ai ka mbetur i papunë dhe nuk dihet nëse do të gjejë një pozicion tjetër, për gradën që mban. Pjesë e lëvizjeve në polici është edhe kalimi i shefit të Aseteve Kriminale në krye të nënseksionit në Komisariatin Nr.4. Disa ditë më parë, në Policinë e Shtetit u larguan 5-ish drejtues të lartë. Urdhri i largimit është firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Në listë bënin pjesë Tonin Vocaj, Nikolin Bala, Astrit Halili, Arjan Bozhaj dhe Artan Cuku. Personat e liruar nga detyra punonin si specialistë koordinimi në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në DPPSH dhe më parë kanë mbajtur poste mjaft të rëndësishme në radhët e policisë. Ata ishin transferuar në këto poste, pas ardhjes së Didit në krye të Policisë së Shtetit.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar