Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

Muaji që kaloi u konsiderua si i nxhehti “Afrikan”, dhe menjëherë je jemi në muajin ku tempertaurat kanë filluar të bien. Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni, temperatura, lagështira dhe era , mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës. Kushtet klimaterike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës

Muaji që kaloi u konsiderua si i nxhehti “Afrikan”, dhe menjëherë je jemi në muajin ku tempertaurat kanë filluar të bien. Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni, temperatura, lagështira dhe era , mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës.

Kushtet klimaterike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës. Uljet e menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike. Në të kundërt të këtyre kushteve një, presion i lartë atmosferik, ajri i thatë dhe koha me diell mund të qetësojnë dhimbjen e kokës.

Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën e hundës çlirohen më shumë sekrecione. Nëse kanalet janë të zëna për shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.

Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë sistemin nervor. Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë mund të nxisë dhimbjen e kokës dhe migrenës.

Specialistët këshillojnë nënat që të kenë kujdes ndaj fëmijëve si dhe një kujdes duhet marrë edhe për moshën e tretë, pasi këto dy kategori moshash janë më të prekshëm ndaj ndryshime klimaterike.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar