Ndryshimet në polici, i pari lakohet Erzen Breçani

Ndryshimet në polici, i pari lakohet Erzen Breçani

Qeveria e re duket se do të shoqërohet edhe me lëvizje të reja në strukturat e policisë. Ditën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është  zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e secilit sektor,  ku mësohet se është diskutuar për situatën e krimit në  kryeqytet javët e fundit. Burime nga  policia bëjnë

Qeveria e re duket se do të shoqërohet edhe me lëvizje të reja në strukturat e policisë. Ditën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është  zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e secilit sektor,  ku mësohet se është diskutuar për situatën e krimit në  kryeqytet javët e fundit.

Burime nga  policia bëjnë të ditur se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për lëvizjet e reja që pritet të bëhen brenda strukturës së policisë.

Emri më i lakuar brenda mbledhjes, por  edhe jashtë saj, ka qenë ai i nëndrejtorit të Policisë së  Tiranës, Erzen Breçani, i cili pritet që ditën e nesërme të  zëvendësohet nga drejtori i Policisë Bashkiake të Fushë-  Krujës, Valentin Florini. Po sipas këtyre burimeve, vetë  drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj pritet që të jetë në  këtë detyrë edhe për dy muaj të tjerë. Ndërkohë që, për dy  javët në vijim pritet që të ketë edhe emra të tjerë që do të ndryshojnë në strukturat e policisë.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar