Ndriçim Xhepa feston 62-vjetorin e lindjes

0

Aktori shqiptar Ndriçim Xhepadhe djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe Margarita Xhepa, festoi 62-vjetorin e lindjes së tij. Xhepa u lind në Tiranë, më 21 janar 1957.

Mbas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, ai u bë aktori mjaft i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000.

Gjithashtu ka qenë dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Xhepa mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’. Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesNdricim-Xhepa-696x392shme edhe në kinematografi.

/D.Duraku/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here