Ndërtimet pa lejë në Radhimë, gati dosja hetimore për 2 ish-zyrtarët e Inspektoriatit Urbanistik

0

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Vlorë kallëzoi në hetuesi 2 ish-zyrtarët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të cilët lejuan 65 mole të paligjshme në zonën e Radhimës. Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalus akuzohen për shpërdorim detyre.

Hedhja e inerteve të ndryshme në vijën bregdetare me qëllime përfitimi, ka sjellë dëme të konsiderueshme .Për periudhën qershor 2010-qershor 2012 janë vendosur 39 gjoba administrative ndaj subjekteve të ndryshme për hedhjen e inerteve në det, dëmtim të bregdetit apo ndotje bregdetare. Kërkohet marrja e masave mbrojtëse nga ana e institucioneve përkatëse.

Policia njofton se në zonën bregdetare Orikum-Vlorë, vazhdojnë hedhjet në det të inerteve dhe gurëve me qëllim për të krijuar mole dhe plazhe artificiale .

 

B.Belegu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here