Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja

0

Andi Maloku shoferi i prokurorit Arjan Ndoja ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin Universitar të Traumës.
Gjashtë ditë pas atentatit që ndodhi më 1 Nëntor në autostradën Tiranë-Durrës, Andi Maloku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.
24-vjeçari Andi Maloku u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa tre plumba i prekën trupin, dy në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.
Mjekët kishin mundur të stabilizonin gjendjen e tij shëndetësore, por e mbanin në kujdes intensiv për shkak të situatës kritike. Bluzat e bardha dyshonin se 24-vjeçari mund të mbetej i paralizuar për shkak të plumbit që e kishte prekur në shtyllën kurrizore, por mesa duket gjendja e tij u përkeqësua gjatë ditëve të fundit.
Ditën e atentatit, Andi Maloku ishte në drejtimin e automjetit Mercedes-Benz, së bashku me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumbi Muharremin, ky i fundit i njohur me pseudonimin “Rumi” dhe që ka në përdorim 4 identitete.

Pasi atentatorët hapën zjarr në drejtim të makinës së tyre, Andi Maloku nxorri nga rruga automjetin tek mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi u transportuan në Spitalin e Durrësit, pasi gjendja e tyre nuk ishte e rëndë. Ndërsa shoferi Andi Maloku u dërgua menjëherë drejt kryeqytetit. Gjashtë ditë pas atentatit, 24-vjeçari ka ndërruar jetë.

L.S

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here