Ndërron jetë aktori Hoffman

Aktori amerikan Philip Seymour Hoffman u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Manhattan. Shkaqet e vdekjes së artistit 46-vjeçar nuk dihen ende. Sipas “New York Post” që citon burime policore, mund të bëhet fjalë për një mbidozë droge dhe regjisori përflitet të jetë gjetur me një gjilpërë në krah. Seymour Hoffman është bërë i

Aktori amerikan Philip Seymour Hoffman u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Manhattan. Shkaqet e vdekjes së artistit 46-vjeçar nuk dihen ende. Sipas “New York Post” që citon burime policore, mund të bëhet fjalë për një mbidozë droge dhe regjisori përflitet të jetë gjetur me një gjilpërë në krah.

Seymour Hoffman është bërë i njohur për publikun e gjerë në vitin 1997 me rolin e Scotty J, në filmin”Boogie nights”. Ai kishte marrë çmimin “Oscar” si aktori më i mirë për interpretimin e rolit të Truman Capote në filmin me të njëjtin emër në vitin 2006, një rol që i siguroi edhe çmimin “Golden Globe” në të njëjtin vit.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar