Ndërhyrjet në Siri, 12 shtete të NATO-s refuzojnë pjesëmarrjen

Ndërhyrjet në Siri, 12 shtete të NATO-s refuzojnë pjesëmarrjen

Të paktën 12 shtete të NATO-s kanë refuzuar të marrin pjesë në operacionin ushtarak të ndërhyrjes në Siri. Pas deklarimit të Britanisë se nuk do të marrë pjesë në sulmet ndaj Sirisë, ka ardhur edhe tërheqjen e Gjermanisë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të marrë

Të paktën 12 shtete të NATO-s kanë refuzuar të marrin pjesë në operacionin ushtarak të ndërhyrjes në Siri.

Pas deklarimit të Britanisë se nuk do të marrë pjesë në sulmet ndaj Sirisë, ka ardhur edhe tërheqjen e Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të marrë pjesë në ndërhyrjet ushtarake të planifikuara në Siri, por ka shtuar se Gjermania i dënon sulmet me armë kimike të bëra nga regjimi i Assadit.

Ndërkohë, nga Moska dhe Irani ka patur një reagim edhe më të ashpër kundër ndërhyrjeve.  Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Genadi Gatillov ka deklaruar se Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për veprime ushtarake kundër Sirisë.

E vetmja mbështetëse e SHBA-ve mbetet Franca.

Presidenti francez , Fransua Hollande ka theksuar se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo aksion ushtarak mbi Sirinë, pasi sulmi i dyshuar me armë kimike i cili ka shkaktuar dëme të pariparueshme nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar