Ndalohet vizita e ministrit serb, Alexandër Vulin në Gjakovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka ndaluar ministrin serb Aleksandar Vulin, të vizitojë Gjakovën. “Me qëllim të sqarimit të opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulinit për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë të informojmë se ministri i MPB-së, Bajram  Rexhepi, më datë 3

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka ndaluar ministrin serb Aleksandar Vulin, të vizitojë Gjakovën.

“Me qëllim të sqarimit të opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulinit për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë të informojmë se ministri i MPB-së, Bajram  Rexhepi, më datë 3 janar, 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datën 6 dhe 7 janar, 2014”, thotë komunikata e MPB-së.

Mediat në Prishtinë raportojnë se qindra qytetarë të Gjakovës janë mbledhur sot afër objektit të Kishës ortodokse serbe në Gjakovë, për të kundërshtuar ardhjen e Vulinit.

Më herët, ardhjen e Vulinit në Gjakovë, e ka kundërshtuar edhe kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari Lila. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Kusari Lila shkruan:

‘’ Duke dashur të gjej kuptim të (pakuptimtë) ardhjes së ministrit pa portofol të Serbisë në Gjakovë, i propozoj së pari, të ri-mendojë ardhjen e tij në komunën e lënduar nga lufta dhe nga masakrat.
Në Beograd kohë më parë keni dëgjuar dhe keni parë materiale nga terrori të cilin e kanë përjetuar të mbijetuarit e familjes Bogujevci. Kryeministri juaj u mundua disi të gjej mënyrat të barazojë krimet dhe deklaroi se në të dy anët ka pasur viktima. Nuk ka ekuacioni cili mund të nxjerr barazimin në mes të viktimës dhe agresorit.

Ende pa shkelur këmba juaj në territorin e Komunës së Gjakovës deklaroni se në Gjakovë kanë jetuar 12,000 serb dhe më nuk janë. Në Gjakovë kurrë nuk kanë jetuar 12,000 serb, me siguri as 10,000 nuk kanë qenë. Ata serb nuk kanë ikur nga shqiptarët, por nga krimet e bashkëkombasve të vet. Nga viti 1998 e deri tek masakrat e vitit 1999 shumë familje gjakovare përjetuan terrorin e familjes Bogujevci të cilin ju tani e patë në Beograd.”, thuhet ndër  të tjera në statusin e saj për ardhjen e ministrit serb,Alexandër  Vulin.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar