Ndalohet 27 vjeçari, vjedh pasaportën e një shtetasi norvegjez në Tiranë

0

Një 27 vjecar nga Tirana është arrestuar pasi ka vjedhur pasaportën e një shtetasi norvegjez.

I dyshuari Ardjan Matraku është arrestuar dje rreth orës 14:30 në zonën e Liqenit Artificial. Arrestimi është bërë pas denoncimit nga shtetasi norvegjez.

Ndaj Matrakut ka nisur procedimi penal për vjedhje. Ai rezulton se ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.

/Shkëndije Çurri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here