Ndalohen dy policë rrugorë, morën rryshfet emigrantit

0

Dy punonjës të policisë rrugore janë vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”.

Shtetasi A.V emigrant në Itali ka bërë kallzimin për dy punonjësit e policisë rrugore, Artan Hasanaj dhe Avdulla Daftu. Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri dy efektivët e policisë i kanë marrë një shumë parash në dorë emigrantit për të hequr masat ndaj shkeljeve të konstatuara.

Menjëherë SHKB kreu hetimet mbi ngjarjen, nga ku konstatoi disa raste të veprimeve korruptive të policëve Hasanaj dhe Dafku ndaj shtetasve të ndryshëm.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here