Ndahet nga jeta regjisori Qerim Mata

0

Mbrëmjen e djeshme ndahet nga jeta regjisori Qerim Mata, i njohur si Lefter Lefteri ne filmin “I teti në Bronx” . Varrimi bëhet më datë 21 , sot ora 15:00. Nisja bëhet nga Funeral Alba 2000 (pranë Medresesë) për në Varrezat e Tufinës.

Regjisori i njohur i shumë filmave kronikale dhe dokumentare
Qerim Mata, lindi në Tiranë, më 10 tetor 1934. Studimet e larta i  kreu te Instituti Lartë i Arteve për aktrim. Mbas mbarimit të studimeve, filloi punë në kinostudion “ Shqipëria e Re” si asistent regjisori. Më 1972 xhiroi filmin e parë dokumentar “ Motive Dibrane” si regjisor i pavarur, i cili u pasua më 35 të tilla me tema, subjekte e motive të larmishme. Ajo që krijoi profilin e tij është lëvrimi me jetën e përditshme të njeriut të kohës, ndër ta: “Porti i Durrësit”, “Një ditë në trase” etj.

Në vëmendjen e tij janë afruar edhe tema të tjera, qoftë nga shkolla, nga mësimdhënia, fizkultura dhe sportet, siç: “Lufton plaku, lufton Mujo Ulqinaku”, “Teatri partizan”, “Spartakiada”, “Valbona” etj. Një mori reportazhesh bëjnë pjesë në ndihmesën e tij ndaj këtij lloji të filmimeve televiziv ku mund të përmendet: Reportazh në zonat e dëmtuara nga tërmeti dhe Tërmeti u mposht.

M. Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here