Ndahet nga jeta legjenda e futbollit brazilian, Djalma Santos

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit brazilian, Djalma Santos

Djalma Santos, një mbrojtës i djathtë që ka fituar dy Kupa të Botës me Brazilin dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të mirë në histori, ka ndërruar jetë dje nga pneumonia. “Futbolli brazilian ka humbur një nga idhujt. Djalma Santos ishte një lojtar i admirueshëm që ishte dashur nga tifozët e gjitha skuadrave

Djalma Santos, një mbrojtës i djathtë që ka fituar dy Kupa të Botës me Brazilin dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të mirë në histori, ka ndërruar jetë dje nga pneumonia.

“Futbolli brazilian ka humbur një nga idhujt. Djalma Santos ishte një lojtar i admirueshëm që ishte dashur nga tifozët e gjitha skuadrave jo vetëm për kualitetin e tij të futbollit, por edhe për disiplinën dhe besnikërinë”, ka thënë presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Marin.

84-vjecari Santos kishte luajtur në gjeneratë me Pelen e Garrinchan, ndërsa fitoi Botërorët e vitit 1958 dhe 1962. Ai mori pjesë edhe në Botërorët e vitit 1954 dhe 1966.

/Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar