Ndahet nga jeta baritoni Burhan Spahiu

0

Një nga artistët e skenës shqiptare, Burhan Spahiu,  solist bariton i skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit ka nderuar jetë. Lindi në Berat më 5 Janar 1943. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe gjatë viteve 1962 – 1967 kryen studimet e larta për kanto në “Konservatorin Shtetëror të Tiranës”, në klasën e pedagogut Ramiz Kovaçi.

Pas mbarimit të studimeve emërohet solist në TOB, ku punoi deri në vitin 1989. Gjatë periudhës 20 vjeçare, baritoni Burhan Spahiu u dallua për realizimin e një numri të madh rolesh. Janë role nga operat shqiptare dhe nga kryeveprat botërore, ku u shqua për niveli të lartë artistik, si për vokalin, ashtu edhe për lojën skenike.

Baritoni Burhan Spahiu me zërin e tij kumbues, të ngrohtë, me lojën e shkathët, realizoi role, që kanë mbetur në mendjen e spektatorit. Të tilla janë rolet: Talipi, opera “Skënderbeu”; Shemshedini, opereta “Brigada e grave” etj.

Opera “Mrika”, Shahin Miluka, opera “Zgjimi”; Kristoja, opera “Lulja e Kujtimit”; Figaro, opera “Berberi i Seviljes”; Rusbashi, opera “Goca e Kaçanikut”; Murrashi.

Ka realizuar një numër shumë të madh koncertesh me një repertor të pasur edhe në gjini të tjera vokale si arie, duete, romanca e këngë popullore. Në fushën e pedagogjisë, është një ndër pedagogët më të suksesshëm të Akademisë së Arteve. Një numër i madh studentësh, që kanë mbaruar në klasën e tij, sot, janë artistë të TKOB-së, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Për aktivitetin e tij, Burhan Spahiu është vlerësuar me çmime e urdhëra të ndryshëm gjatë karrierës së tij artistike. Baritoni Burhan Spahiu ka vendin e tij të merituar në TKOB e artin shqiptar.

M.Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here