NCoV , virusi që përhapet nga kontaktet njerëzore

NCoV , virusi që përhapet nga kontaktet njerëzore

Organizata Botërore e Shëndetësisë nxjerr në pah një koronavirus të ri (NCoV), që mendohet se mund të transmetohet përmes kontakteve të afërta njerëzore. NCoV njihet si një virus që shkakton pneumoni ose insufiçencë renale, si pasojë e tij në Arabinë Saudite kanë humbur jetën dy persona. Ky lajm raportohet nga BBC, pasi Ministria e Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nxjerr në pah një koronavirus të ri (NCoV), që mendohet se mund të transmetohet përmes kontakteve të afërta njerëzore.

NCoV njihet si një virus që shkakton pneumoni ose insufiçencë renale, si pasojë e tij në Arabinë Saudite kanë humbur jetën dy persona.

Ky lajm raportohet nga BBC, pasi Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se virusin në fjalë e ka marrë një tjetër person nga kontaktet njerëzore. 50- vjeçari ndante të njëjtën dhomë më një 65- vjeçar, që e kishte marrë virusin pas kthimit nga Dubai.

Shqetësimin për përhapjen e këtij virusi nuk e kanë shprehur vetëm individët e prekur personalisht por edhe OBSH. Pasi që prej vitit 2012, ka pasur 33 raste të konfirmuara në Europë dhe në Lindjen e Mesme dhe 18 të vdekur.

Gjithsesi akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me një mutacion të virusit apo për një infeksion në kafshë që ka kaluar më pas tek njerëzit.

/Erzen Carja/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar