NBC: Siria mund të sulmohet të enjten

NBC: Siria mund të sulmohet të enjten

Sulmi amerikan ndaj Sirisë mund të ndodhë këtë të enjte. Këtë njoftim e ka bërë televizioni amerikan NBC, i cili ndër të tjera ka cituar se sulmet treditore do të kenë karakter kufizues. Qëllimi i sulmeve është që t’i dërgohet mesazh presidentit Bashar al Asad. Ndërkohë që një ditë më parë në një deklaratë sekretari

Sulmi amerikan ndaj Sirisë mund të ndodhë këtë të enjte. Këtë njoftim e ka bërë televizioni amerikan NBC, i cili ndër të tjera ka cituar se sulmet treditore do të kenë karakter kufizues.

Qëllimi i sulmeve është që t’i dërgohet mesazh presidentit Bashar al Asad. Ndërkohë që një ditë më parë në një deklaratë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hejgel, theksoi se forcat e armatosura të SHBA-së janë të gatshme për aksion, por pritej vetëm urdhëri i presidentit Barak Obama për të sulmuar.

Ndër të tjera Ahmad Ramadan, anëtar i komitetit politik të Koalicionit Kombëtar Sirian ka saktësuar se informacionet nuk janë tërësisht të sakta, pasi këto janë informacione sekrete ushtarake, por ndërhyrja e forcave perendimore ndaj regjimit është vetëm çështje ditësh dhe jo javësh.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar