Nazime Visha dënohet me 15 vite burg

Nazime Visha dënohet me 15 vite burg

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 15 vite burg Nazime Vishën, e gjykuar për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqri Muça. E pandehura do të vuajë vetëm 10 vite burg, kjo për arsye të gjykimit të shkurtuar. Gjatë seancës 18-vjeçrja ka pranuar krimin dhe ka kërkuar mëshirë nga gjykata. “E pranoj krimin, por ju drejtohem

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 15 vite burg Nazime Vishën, e gjykuar për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqri Muça. E pandehura do të vuajë vetëm 10 vite burg, kjo për arsye të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë seancës 18-vjeçrja ka pranuar krimin dhe ka kërkuar mëshirë nga gjykata. “E pranoj krimin, por ju drejtohem edhe si fëmijë, kini mëshirë”, ka thënë ajo para trupit gjykues.

Avokatja e saj ka kërkuar dy vite burg për armbajtje pa leje. Pavarësisht mëshirës së kërkuar dhe kërkesës së avokates, gjykata mori vendimin duke e dënuar me 15 vite burg.

Nazime Visha vrau disa muaj më parë Fiqeri Muçen, i cili kishte abuzuar seksualist që në moshën 14-vjeçare. Vetë ajo pohoi se e ka vrarë pasi i shkatërroi fejesën dhe se e përndiqte.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar