NATO mban të hapur opsionin ushtarak për Sirine

0

Ndërkohë që SHBA-ja dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për dorëzimin e armëve kimike nga regjimi sirian, NATO mban ende të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për të ndëshkuar regjimin e Presidentin Assad.

Në një prononcim për mediat kreu i NATO-s Anders Rasmussen, vlerësoi marrëveshjen amerikano-ruse mbi eliminimin e armëve kimike siriane dhe tha se  kjo ishte thelbësore për të ruajtur vrullin e procesit diplomatik dhe politik, megjithatë nuk shmangu përfundimisht mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri.

“Unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati i diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, opsioni ushtarak do të jetë ende në tryezë,” tha Rasmusen gjatë një evenimenti të organizuar nga Thinktank Carnegie Europe.

Drafti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën mbi armët kimike të Sirisë, në diskutimin e mbajtur në Nju Jork, lë hapur derën për përdorimin e forcës, nëse Siria nuk bashkpunon.

Nga ana tjetër pritet që Rusia ta kundërshtojë këtë dispozitë.

Rasmusen tha se ai nuk kishte asnjë dyshim se qeveria siriane ndodhej prapa sulmit me gaz më 21 gusht në një periferi të Damaskut, ku sipas Shteteve të Bashkuara u vrarë më shumë se 1.400 njerëz.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e bërë nga ana e qeverisë siriane dhe Moskës se rebelët ishin përgjegjës për atë sulm.

“Këto raketa u nisën nga zonat e kontrolluara nga qeveria,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që opozita të sulmojë popullit e vet me armë kimike në zonat që ata tashmë kontrollojnë dhe për më tepër, ne nuk mendojmë që ajo ka në dispozicion armë kimike.”

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here