NASA, rrjedhje amoniaku në hapësirë

NASA, rrjedhje amoniaku në hapësirë

Stacionit Ndërkombëtar i Hapësirës ka një rrjedhje radiatori në sistemin e tij të energjisë, por anëtarët e ekuipazhit nuk janë në rrezik dhe stacioni po funksionon normalisht. Lajmi bëhet i ditur në faqen e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA . Anëtarët e ekuipazhit dalluan të enjten shenjat e bardha të amoniakut lundrues larg nga stacioni

Stacionit Ndërkombëtar i Hapësirës ka një rrjedhje radiatori në sistemin e tij të energjisë, por anëtarët e ekuipazhit nuk janë në rrezik dhe stacioni po funksionon normalisht. Lajmi bëhet i ditur në faqen e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA .

Anëtarët e ekuipazhit dalluan të enjten shenjat e bardha të amoniakut lundrues larg nga stacioni i hapësirës në rreth 1330 GMT,  ndërkohë që fiksimi i rrjedhjes mund të kërkojë mbylljen e një pjese të sistemit ftohës të stacionit për rreth 48 orë.

Në një shkëmbim audio postuar në faqen e internetit të agjencisë, komandanti Chris Hadfield tha se mund të shihte një rrjedhje shumë të qëndrueshme të copëzave që vijnë nga zona e njërit prej sistemeve të ftohjes.

Zyrtarët deklaruan se rrjedhja duket të jetë në përkeqësim, madje nuk është ende e qartë nëse kjo rrjedhje është e lidhur me një të mëparshme në fund të vitit 2012.

Amoniaku është përdorur për të ftohur pajisjen që ofron energjinë për sistemet e stacionit.

Stacioni i hapësirës, i cili përbëhet nga  gjashtë ekipe astronautësh dhe kozmonautësh në rotacion, është një postë kërkimore me fond 100 bilion dollarë në pronësi të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në partneritet me Europën, Japoninë  dhe Kanadanë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar