NASA, rezultate të suksesshme në një mision urgjent

NASA, rezultate të suksesshme në një mision urgjent

Astronautët e NASA-s gjatë një daljeje urgjente në hapësirë, kanë zëvendësuar një pompë për ndalimin e rrjedhjes së amoniakut në sistemin e energjisë. Riparimi emergjent është shfaqur të shtunën në televizion e NASA –s dhe lajmi i suksesit të misionit u citua nga hapësira. Për rreth tre orë në hapësirë, e cila pritej të zgjaste

Astronautët e NASA-s gjatë një daljeje urgjente në hapësirë, kanë zëvendësuar një pompë për ndalimin e rrjedhjes së amoniakut në sistemin e energjisë. Riparimi emergjent është shfaqur të shtunën në televizion e NASA –s dhe lajmi i suksesit të misionit u citua nga hapësira.

Për rreth tre orë në hapësirë, e cila pritej të zgjaste gjashtë orë e gjysmë, inxhinierët Tom Marshburn dhe Chris Cassidy përfunduan riparimet, deklaroi një komentator i NASA-s. Kutia e vjetër, e cila tashmë është hequr, dyshohej të ishte burimi i rrjedhjes së amoniakut.

Amoniaku përdoret për të ftohur sistemin e energjisë elektrike të NASA-s. Pompa e re është ndezur rreth një orë më vonë, dhe pas rreth 30 minutash vëzhgimi, komandanti Chris Hadfield tha: “Nuk ka më rrjedhje, Tom dhe Chris do të kthehen përsëri brenda!”.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar