NASA do të lëshojë robotin e ri eksplorues për në mars

NASA do të lëshojë robotin e ri eksplorues  për në mars

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020. Roboti i ri eksplorues i Marsit (ang. Mars Rover) do të merret me kërkimin e shenjave të jetës së hershme në Planetin e Kuq, do të marrë dhe do të ruajë një sasi

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020.

Roboti i ri eksplorues i Marsit (ang. Mars Rover) do të merret me kërkimin e shenjave të jetës së hershme në Planetin e Kuq, do të marrë dhe do të ruajë një sasi të konsiderueshme të mostrave të ndryshme të dheut marsian për t’i kthyer ato më vonë në Tokëç

Ai do të demonstrojë efektivitetin e teknologjive, të cilat do të përdoren për studimet e ardhshme të Marsit me ndihmën e misioneve robotike dhe të pilotuara.

Sipas vlerësimeve paraprake, projekti do të kushtojë 1.5 miliardë dollarë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar