Napoli duhet të shpenzojë 25 milion për Damiaon

Napoli duhet të shpenzojë 25 milion për Damiaon

Presidenti i Internacionalit, Xhovani Luigji, e ka pranuar se sulmuesi, Leandro Damiao, është në shitje, por nuk do të pranojë më pak se 25 milionë për të. Ditë më parë Napoli dërgoi një ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin, por presidenti i Internacionalit e refuzoi menjëherë. “A është Leandro Damiao në treg? Në jetë

Presidenti i Internacionalit, Xhovani Luigji, e ka pranuar se sulmuesi, Leandro Damiao, është në shitje, por nuk do të pranojë më pak se 25 milionë për të.

Ditë më parë Napoli dërgoi një ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin, por presidenti i Internacionalit e refuzoi menjëherë.

“A është Leandro Damiao në treg? Në jetë çdo gjë ka çmimin e vet. Ne kemi marrë një ofertë nga Napoli, kjo është e vërtetë, por jo në mënyrë direkte. Menaxheri i Damiaos, Vinisius Prates, na tha se ata janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për të”.

“Sidoqoftë, kjo shumë nuk është e mjaftueshme dhe ne nuk do të japim zbritje për askënd. Lojtari jonë vlen 25 milionë euro, asnjë cent më pakë, dhe nëse Napoli e dëshiron atë atëherë ai do t’iu kushtojë 25 milionë euro. Ne jemi këtu të gatshëm për të biseduar”, ka deklaruar presidenti i klubit

Sulmuesi 24 vjeçar cilësohet një ndër më të mirët në treg, ai nuk mori pjesë në kupën e Konfederatave për shkak dëmtimi.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar