Naftë kancerogjene, shoqata: Ministria të kontrollojë çdo maune

Shoqata e naftëtarëve kanë paraqitur ankesa në Ministrinë  e Tregtisë në Kosovë për punën e trupave inspektuese dhe laboratorët e angazhua nga MTI-ja. Ata anë kërkuar angazhimin e këtyre  trupave inspektues në kontrollin e çdo mauneje me naftë që hynë në Kosovë. Kjo kërkesë është bërë me qëllim të sqarimit të gjitha dyshimeve për kualitetin

Shoqata e naftëtarëve kanë paraqitur ankesa në Ministrinë  e Tregtisë në Kosovë për punën e trupave inspektuese dhe laboratorët e angazhua nga MTI-ja. Ata anë kërkuar angazhimin e këtyre  trupave inspektues në kontrollin e çdo mauneje me naftë që hynë në Kosovë. Kjo kërkesë është bërë me qëllim të sqarimit të gjitha dyshimeve për kualitetin e naftës së importuar.

Përmes një komunikate për shtyp, kompania “HIB Petrol” thotë se që prej javës së kaluar ka kërkuar vetë nga organet e hetuesisë ndërmarrjen e hetimeve për të zbuluar të vërtetën përfundimtare lidhur me dyshimet e ngritura për cilësinë e naftës nëpër institucionet shkollore.

Ndërkohë në një njoftim nga ana e kësaj kompanie thuhet se “Pas vërtetimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nafta nëpër shkolla nuk paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve, ne jemi të përkushtuar që të shkohet deri në fund me zbardhjen e së vërtetës, ku besojmë se do të rikonfirmohet përgjegjshmëria dhe serioziteti i kompanisë sonë. Secili institucion në Kosovë mund të llogarisë në çdo kohë në bashkëpunimin tonë të plotë në funksion të zbardhjes së çështjes”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar