“Korrupsioni do të cilësohet si një nga veprat më të rënda penale, si dhe do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda”. Kjo është deklarata që ka bërë ministri i ri i drejtësisë, Nasip Naço, gjatë takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Naço ka theksuar se së shpejti qeveria e re
“Korrupsioni do të cilësohet si një nga veprat më të rënda penale, si dhe do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda”. Kjo është deklarata që ka bërë ministri i ri i drejtësisë, Nasip Naço, gjatë takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
Naço ka theksuar se së shpejti qeveria e re do të paraqesë paketën antikorrupsion nga e cila do të ndërmerren reformat në luftën kundër korrupsionit . Gjithashtu ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dënoncojnë çdo rast korruptiv.
Nga ana e tij ambasadori Sequi ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi janë mjetet e duhura për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian.
‘’Gjatë takimit theksova mbështetjen e BE-së për Shqipërinë, në rrugën drejt integrimit europian që ka të bëjë kryesisht me shtetin e së drejtës si dhe sistemin e drejtësisë, që është një cështje kritike’’,ka theksuar Sequi.
Ndër të tjera ai ka përsëritur se lufta kundër korrupsionit është kushti kryesorë për integrimin në familjen e madhe europiane.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *