Muzeu i Vlorës mbetet në gjendje të mjerueshme

Muzeu i Vlorës mbetet në gjendje të mjerueshme

Muzeu Historik i Vlorës edhe këtë sezon veror mbetet sërisht i pavizituar nga turstët vendas dhe të huaj. Muzeu historik i Vlorës, pjesë e Monumenteve Kulturore të Kategorisë së Parë, pas rikonstruktimit me një fond prej më shumë se 200 objektesh arkeologjike, qëndrojnë në tokë pasi mungojnë stendat. Projekti për vendosjen e stendave arrin shumën

Muzeu Historik i Vlorës edhe këtë sezon veror mbetet sërisht i pavizituar nga turstët vendas dhe të huaj.

Muzeu historik i Vlorës, pjesë e Monumenteve Kulturore të Kategorisë së Parë, pas rikonstruktimit me një fond prej më shumë se 200 objektesh arkeologjike, qëndrojnë në tokë pasi mungojnë stendat.

Projekti për vendosjen e stendave arrin shumën prej 6 milon lekëve, i cili do të financohej nga bashkia e Vlorës në bashkpunim me Minstrinë e Kulturës.

Gjithashtu, kushtet për ruajtjen e këtyre objekteve janë shumë të pafavorshme, të cilat çojnë në dëmtimin e plotë të tyre.

Fondi për projektin e këtij Muzeu pritet të miratohet në fillim të shtatorit me formimin e qeverisë së re.

Muzeu i Vlorës u krijua në vitin 1962. Vizitotër kanë patur mundësi të shikonin nga afër objekte arkeologji dhe në mes tyre dokumente origjinale për qytetin e Vlores, armëm sende luftrash  të njohura histori, etj.

Në  këtë muze një kënd të veçantë ka patur edhe periudha e shpalljes së pavarsisë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar