Muzeu “Gjon Mili” në qytetin e Korçës

Gjon Mili artisti që na dha dritë në Artin  dhe lëvrimin e tij në shumë fusha  të gjera kulturore. Në shtëpinë rumune në qytetin e Korçës  vijon puna për ndërtimin e Muzeut Kombëtar , që do ti kushtohet fatografit me famë  botërore. Gjon Mili u lind më 24 nëntor  1904 në Korçë. Familja e tij së bashku

Gjon Mili artisti që na dha dritë në Artin  dhe lëvrimin e tij në shumë fusha  të gjera kulturore.

22

Në shtëpinë rumune në qytetin e Korçës  vijon puna për ndërtimin e Muzeut Kombëtar , që do ti kushtohet fatografit me famë  botërore.

Gjon Mili u lind më 24 nëntor  1904 në Korçë. Familja e tij së bashku me të emigruan në Rumani dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës.

Emri i tij është shumë i njohur në vendet e mëdha si në Amerikë, Francë  dhe në vende të tjera. Artisti që dhuroi dritë në zhvillimin e Artit  me aparatin e tij fotografik.

Por arti i tij nuk përfundon me fotografimin si amator . Ai vazhdoi të shkruajë tri Novelat e tij me tituj Larg,,”,, Ender” dhe , Nëna”, u botuan në revistën ,, Studenti Shqiptar ”  të  Odise Paskalit  në Torkolit në  Torino në vitin 1929. Lidhja dhe njohja e tij me Faik Konicën është një zgjedhje e zhvillimit të krijimtarisë së tij në lëvrimin e zhanereve të ndryshme  të fushës së artit.

Një kinematografik , duke xhiruar me skenar të vet me gjashtë filma dokumentar.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme , e para është rënditur ndër 500 fotografitë më të mira të botuara për 150 vjet, për albumin “Photo book” , Londër 2002, Gjon Mili njihet si fotografi  që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e levizjes . Ai vdiç më 1984 në SHBA.

Qyteti  i Korçës  prej të  cilit u lindën dhe u shënjuan  rrënjët e arsimit dhe dijes është në përgatitjen e Muzeut të një artisti që lëvroi Artin  më së miri.

Përgatiti : F.B

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar