Muzetë tërheqin vëmendjen e turistëve

Muzetë tërheqin vëmendjen e turistëve

Muzetë, në këtë sezon veror duket se kanë tërhequr vëmendjen dhe intersin e shumë turistëve të huaj. Ashtu si Muzeu Historik Kombëtar edhe ai Arkeologjik i Tiranës i cili është një nga më të rëndësishmit në vend ka pritur shumë vizitorë të cilët kanë patur mundësi të shkojnë objekte të zbuluar nga nëntoka pothuajse nga

Muzetë, në këtë sezon veror duket se kanë tërhequr vëmendjen dhe intersin e shumë turistëve të huaj.

Ashtu si Muzeu Historik Kombëtar edhe ai Arkeologjik i Tiranës i cili është një nga më të rëndësishmit në vend ka pritur shumë vizitorë të cilët kanë patur mundësi të shkojnë objekte të zbuluar nga nëntoka pothuajse nga e gjithë Shqipëria, pasi aty vijnë zbulimet më të rëndësishme arkeologjike.

Specialisti Ilir Zaloshnja pohon se interesi për të vizituar këtë muze është si nga vendasit dhe veçanërisht të huajt.

Muaji qershor ka patur fluksin më të madh të vizitorëve, në të cilën numërohen rreth 2 mijë vizitorë. Nga të dhëna e marra pranë këtij muzeu konstatohet se që prej viti 1948 nuk është vënë dorë mbi të.

Në ekspoze janë të të prezantuara rreth 2 000 objekte,  të cilat pasqyrojnë periudhat kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua qytetërimi ilir, periudhën e antikitetit ilir (dhe jo vetëm), dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman, por të veçanta janë edhe statujat e plota zbuluar nga gërmimet arkeologjike në territorin shqiptar.

Krahas objekteve të ekspozuara  ky muze  mbështetet nga një fond rezervë prej 17 000 objektesh, të cilave gjithashtu i shtohen çdo vit objekte të tjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.

Gjithashtu në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite, nga periudhat më të hershme (që nga stacionet paleolitike) deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në antikitet.

Këto Objekte janë paraqitur sipas një tematike dhe kronologjie të caktuar.

Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 1.11. 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi  i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar