Mutzenich: Shqipëria e kaloi provën e zgjedhjeve

Mutzenich: Shqipëria e kaloi provën e zgjedhjeve

Shqipëria e kaloi me sukses testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit do të shihen edhe aspekte të tjera, është shprehur zëdhënësi për politikën e jashtme i grupit parlamentar  të Social Demokrateve në Gjermani Rolf Mutzenich në një intervistë për DË. “Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe

Shqipëria e kaloi me sukses testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit do të shihen edhe aspekte të tjera, është shprehur zëdhënësi për politikën e jashtme i grupit parlamentar  të Social Demokrateve në Gjermani Rolf Mutzenich në një intervistë për DË.

“Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri”-ka thënë deputeti gjerman. I pyetur në lidhje me mundësitë që Shqipëria të marrë statusin kandidat në vjeshtë, ai tha se zgjedhjet nuk mund të jenë i vetmi kriter.

Megjithatë, deputeti i Bundestagut shprehet se shanset që Shqipëria të marr statusin e kandidatit në vjeshtë varen nga qeveria e ardhshme dhe bashkëpunimi i saj me opozitën në çështje vendimtare për fatet e vendit.

Sipas tij, është e nevojshme përfshirja e të gjitha forcave në qeverisje dhe mbi te gjitha të arrihet një lloj pajtimi i qartë, që shoqëria të mos jetë e ndarë në dy grupe të papajtueshme me njëri-tjetrin.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar