Murinjo–Real, “divorci” i pritur

Murinjo–Real, “divorci” i pritur

Largimin e portugezit e ka zyrtarizuar presidenti i madrilenëve Florentino Perez.  “Nuk ka asnjë marrëveshje për pasardhësin”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarëve lidhur me emrin e pasuesit të Murinjos. Aventura e Murinjos si tranjer i “Los Blancos” ka përfunduar me fundin e sezonit. Portugezi do të ndërpresë kontratën që i përfundontë në vitin 2016

Largimin e portugezit e ka zyrtarizuar presidenti i madrilenëve Florentino Perez.  “Nuk ka asnjë marrëveshje për pasardhësin”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarëve lidhur me emrin e pasuesit të Murinjos.

Aventura e Murinjos si tranjer i “Los Blancos” ka përfunduar me fundin e sezonit. Portugezi do të ndërpresë kontratën që i përfundontë në vitin 2016 dhe do të largohet nga “Bernabeu” këtë verë.

Lajmi është bërë zyrtar nga Perez , i cili nuk ka dhënë asnjë emër për trajnerin e ardhshëm. “Do ta mendojë presidenti i ri”, ka thënë Perez, duke hapur garën për zgjedhjet e reja të klubit.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar