Murinjo: Junajted ta harrojë Ronaldon

Murinjo: Junajted ta harrojë Ronaldon

Trajneri i bluve të Londrës, Hoze Murinjo në një konferencë të dhënë për shtyp, ka folur edhe për dëshirën e madhe të Mançteser Junajtid për të rimarrë në skuadër yllin portugez, Kristiano Ronaldo. Murinjo i ka thënë trajnerit të ri të “Djajve të kuq” David Mojes, ta harrojë përpjekjen për të risjellë Ronaldon në “Old

Trajneri i bluve të Londrës, Hoze Murinjo në një konferencë të dhënë për shtyp, ka folur edhe për dëshirën e madhe të Mançteser Junajtid për të rimarrë në skuadër yllin portugez, Kristiano Ronaldo.

Murinjo i ka thënë trajnerit të ri të “Djajve të kuq” David Mojes, ta harrojë përpjekjen për të risjellë Ronaldon në “Old Trafford”.

Murinjo ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështjë:”Gjigandët e “La Liga” nuk kanë gjasa të lejojnë 28-vjeçarin të largohet, sepse kanë mundësi të mëdha financiare, si dhe trajneri i ri i madrilenëve, Italiani Karlo Ançeloti ka këmbëngulur se Ronaldo nuk është në shitje.Unë mendoj se Ronaldo do qëndroj në Spanjë, kjo që po them është thjesht një ndjenjë.Unë skam pasur asnjë kontakt me të.”

 

 /Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar