MTKRS vendimin për drejtorin e teatrit

Komisioni i MTKRS-së do të zgjedhë sot drejtorin e ardhshëm të Teatrit Kombëtar. Ditën e djeshme përpara komisionit ka dalë një nga kandidaturat më të përfolura, aktori që jeton në Greqi, Laert Vasili. Edmond Budina dhe Hervin Çuli kanë dalë më përpara apara komisionit për të mbrojtur platformën për drejtimin e Teatrit Kombëtar. Pas përfundimit

Komisioni i MTKRS-së do të zgjedhë sot drejtorin e ardhshëm të Teatrit Kombëtar. Ditën e djeshme përpara komisionit ka dalë një nga kandidaturat më të përfolura, aktori që jeton në Greqi, Laert Vasili.

Edmond Budina dhe Hervin Çuli kanë dalë më përpara apara komisionit për të mbrojtur platformën për drejtimin e Teatrit Kombëtar.

Pas përfundimit të tre kandidaturave, komisioni i MTKRS-së do të përzgjedhë nëse drejtori do të jetë nga tre kandidatën ose jo.

Konkursi për karrrigen e drejtorit u shpall më 5 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa afati i dorëzimit të dosjeve ishte data 26 dhjetor.

Në konkurs morën pjesë nëntëmbëdhjetë konkurues, mes të cilave përmendim Spiro Duni, Alfred Bualioti, Armando Bora etj., ndër të cilët u përgjodhën vetëm tre.

Emrat e përzgjedhur do të mbrojnë para komsionit

projektin e tyre artistik e kulturor. Në fund të këtij procesi do të përzgjidhet platrma fituese, e cila do të sjellë edhe reformën e shumpritur në teatër.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar