Mrekullitë e shalqinit

Mrekullitë e shalqinit

Një nga kënaqësitë e tavolinës gjatë stinës së verës është pa dyshim shalqini. Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij. Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqini mund të konsiderohet një

Një nga kënaqësitë e tavolinës gjatë stinës së verës është pa dyshim shalqini. Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij.

Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqini mund të konsiderohet një lloj ilaçi për jetë sa më të gjatë, për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmban.

shalqi1

I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqini përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqini është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, është një ndihmë e madhe edhe për dietën, luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të organizmit tonë.

Përveçse mund të konsumohet i vetëm, shalqini mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat. I pëlqyer për përgatitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve dhe marmelatave, mund të përdoret edhe në kozmetikë.

Karpuz-Salata

Në të vërtetë, zemra e shalqinit është shumë e mirë për të përgatitur maska hidratuese dhe me lëngun e saj përdoren lëngje të nevojshme për të zbutur lëkurën e thatë.

Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t‘u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit.

shalqi

Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind sheqer më pak. Padyshim, një ndihmë e madhe për diabetikët….

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar