Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka falenderuar Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen që kjo e fundit i ka bërë shtetit të Kosovës. Në një deklaratë për shtyp MPJ ka theksuar se “ Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen
Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka falenderuar Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen që kjo e fundit i ka bërë shtetit të Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp MPJ ka theksuar se “ Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara”.
Kjo njohje ka një rëndësi shumë të madhe për shtetin e Kosovës, përderisa është edhe në prag të pranimit për hapjen e negociatave për MSA-në dhe me Bashkimin Europian.
Gjithashtu ka një rëndësi për afrimin e Shtetit të Kosovës me organizatat rajonale, europiane e më gjerë.
/Erina Haxhiu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *