Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një prej doganierëve të EULEX-it. MPJ, përmes një deklarate për mediat theksoi se “ky sulm kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një prej doganierëve të EULEX-it.
MPJ, përmes një deklarate për mediat theksoi se “ky sulm kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”
“Duke mbështetur plotësisht veprimtarinë e EULEX-it, për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe kthimin në normalitet edhe të kësaj pjese të territorit të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-it, shprehim bindjen se autorët e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.”-vijon deklarata e MPJ-së.
Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, qeverisë lituaneze dhe EULEX-it.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *