Mourinjo, “zero tituli”!

Mourinjo, “zero tituli”!

Zhoze Murinjo ka kaluar sezonin më të dështuar të tij nën drejtimin e Realit të Madridit. Portugezi e mbylli sezonin si kurrë më parë, pa asnjë trofe. Dështimi i fundit ishte përballe Atletikos së Madridit në Kupën e Mbretit, ku në finale u mposht 1-2. Tre ishin trofetë që “ The Special One” synonte këtë

Zhoze Murinjo ka kaluar sezonin më të dështuar të tij nën drejtimin e Realit të Madridit. Portugezi e mbylli sezonin si kurrë më parë, pa asnjë trofe. Dështimi i fundit ishte përballe Atletikos së Madridit në Kupën e Mbretit, ku në finale u mposht 1-2.

Tre ishin trofetë që “ The Special One” synonte këtë sezon. Fillimisht, mbrojtja e titullit kampion Spanje, por që praktikisht e humbi që në fazën e parë dhe e pa skuadrën e tij në luftë për vendin e dytë.

Së dyti, Kupa e Mbretit, që pasi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale u mendua se do e kishte të lehtë ta fitonte. Surpriza e kushërinjve madrilenë i prishi ëndrrën portugezit dhe i rrëmbeu kupën.

Dhe trofeu i tretë, Liga e Kampionëve, trofeu që e lakmojnë të gjitha skuadrat e mëdha. Reali i Madridit u shihte si pretendent për ta fituar, sidomos pas paraqitjes në fazën e grupeve dhe eliminimit të Mançester Junajted. Këtë here kampionët gjermanë në fuqi, Borusia e Dortmundit, zbresin “galaktikët” në tokë duke i thyer në gjysmëfinale dhe zyrtarizojnë dështimin e portugezit Hoze Mourinjo, që tashme e sheh veten shumë larg stolit madrilen.

Para kalimit tek Reali i Madridit, Zhoze Mourinjo kishte fituar 17 trofe. 6 me Porton: Ligën e Kampionëve, 2 kampionate portugeze, një kupë dhe një superkupë. Më Çelsin në tre sezone: 2 kampionate angleze, një “FA Cup” dhe dy “ Calring Cup”. Tek Interi ka fituar 5 tituj: një Ligë Kampionësh, 2 kampionate, kupën dhe superkupën. Ndërsa tek Reali në tre sezone portugezi ka arritur të fitoje vetëm një kampionat, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë.

Mourinjo pritet ta lërë stolin e “Los Blancos” në fund të sezonit për të rimarrë në detyrë Çelsin e Abrahamoviçit. Ky i fundit duket i gatshëm të sjellë në Londër dyshen portugeze Mourinjo- Ronaldo.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar