Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Moti i keq, situata dhe masat e marra deri në orën 09:45

Moti i keq, situata dhe masat e marra deri në orën 09:45

0 Komentet 🕔06.01.2017 - 10:32

Përkeqësimi i motit gjatë mbrëmjes së kaluar dhe reshjet e dendura të deborës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore në vend, kryesisht në zonat rurale.

Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Situata është paraqitur më e qetë në jug të vendit edhe pse në qarqet Korçë dhe Vlorë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 metër, si përshembull në Valbonë.

· Qarkullimi në të gjitha akset nacionale bëhet me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

· Akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës –Zapod dhe Fushe Dukagjin–Qafë Shllak janë të qarkullueshme me zinxhirë, ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme edhe pa zinxhirë.

· Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë: Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj–Lekbibaj, ndërsa të qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë.

· Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

QARKU SHKODËR

· Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70 deri në 110 cm.

· Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri në 120 cm.

· Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdon të jetë i pakalueshëm.

· Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

· Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.

· Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë edhe dy borëpastruese të tjera.

· Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje, po punojnë dy borëpastruese.

Strukturat e KESH dhe OSHEE-së janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, aktualisht informojmë se nuk ka probleme në të gjithë territorin e Qarkut për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

QARKU DIBËR

· Segmentet rrugor Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

· Rruga nacionale Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.

· Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

· Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir.
· Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

· Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

QARKU LEZHË

· Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia.
Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

QARKU KORÇË

· Në bashkinë Korçë përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarre-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe si pasojë qarkullohet me vështirësi.

QARKU VLORË

· Në Qafën e Muzinës, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave gjatë natës nuk ka pasur qarkullim, i cili rinisi mëngjesin e sotëm.

Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

QARKU ELBASAN

· Në bashkinë Librazhd për shkak të dëborës së rënë janë bllokuar rrugët rurale të fshatrave të Njësive Administrative Hotolisht dhe Polis.

Në njësinë administrative Hotolisht janë bllokuar fshatrat Frar, Dardhë dhe Qyrë, kurse në Polis, fshatrat Gure, Shpatë dhe Vilan.

· Rruga e bllokuar është Lunik-Stërblevë ku trashësia e dëborës arrin deri në 1 m.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E premte E shtunë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 23, 2017
Clear
25°/10°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 24, 2017
Clear
24°/11°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 25, 2017
Clear
24°/9°
Sot E premte E shtunë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 23, 2017
Clear
17°/6°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on March 24, 2017
Pjesërisht vranët
18°/7°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on March 25, 2017
Chance of Shiu!
14°/6°
Sot E premte E shtunë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 23, 2017
Clear
21°/8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on March 24, 2017
Pjesërisht vranët
21°/9°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on March 25, 2017
Pjesërisht vranët
21°/8°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr