Moti keq, mbyten 2 persona në Velipojë

Moti keq, mbyten 2 persona në Velipojë

Moti i keq është bërë shkak i një ngjarjeje të rëndë në plazhin e Velipojës, ku dy pushues të gjendur në det kanë humbur jetën. Tre të tjerë ishin në rrezik për shkak të dallgëve të fuqishme. Viktimat janë shtetasit Adnand Halimi, 50 vjeç nga Kosova dhe Myfit Paçrami 56 vjeç nga qyteti i Shkodrës.

Moti i keq është bërë shkak i një ngjarjeje të rëndë në plazhin e Velipojës, ku dy pushues të gjendur në det kanë humbur jetën. Tre të tjerë ishin në rrezik për shkak të dallgëve të fuqishme.

Viktimat janë shtetasit Adnand Halimi, 50 vjeç nga Kosova dhe Myfit Paçrami 56 vjeç nga qyteti i Shkodrës.

Sipas policisë ky bilanc mund të kishte qenë edhe më tragjik.  Në bazë të ndërhyrjes së policisë u arrit  të shpëtohën tre persona që rrezikonin mbytjen. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar