Moti keq, mbyten 2 persona në Velipojë

1

Moti i keq është bërë shkak i një ngjarjeje të rëndë në plazhin e Velipojës, ku dy pushues të gjendur në det kanë humbur jetën. Tre të tjerë ishin në rrezik për shkak të dallgëve të fuqishme.

Viktimat janë shtetasit Adnand Halimi, 50 vjeç nga Kosova dhe Myfit Paçrami 56 vjeç nga qyteti i Shkodrës.

Sipas policisë ky bilanc mund të kishte qenë edhe më tragjik.  Në bazë të ndërhyrjes së policisë u arrit  të shpëtohën tre persona që rrezikonin mbytjen. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

/Ariana Saraçi/

1 Koment

  1. Eshte per te ardhur keq per plazhet shqiptare. Aty mungojne rojat bregdetare, mungonte policia, mungonte ambulanca. Cdo gje! Plazhistet e tjere Jane detyruar vete te nxjerrin te mbyturit dhe ti dergojne vete ne spital. Turp per organet shteterore. Te jete sezon turistik dhe mos merret as nje mase !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here