Moti i keq prish pushimet në Vlorë

Moti i keq prish pushimet në Vlorë

Moti i keq ka përfshirë paraditen e së shtunës qytetin e Vlorës, me reshje të dendura shiu dhe breshër. Sipas informacioneve të fundit, nga reshjet janë verifikuar përmbytje në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërkohë që dallgët brenda gjirit kanë arritur deri në 4 ballë. Ndërkohë, nga moti i keq janë krijuar edhe radhë të

Moti i keq ka përfshirë paraditen e së shtunës qytetin e Vlorës, me reshje të dendura shiu dhe breshër.

Sipas informacioneve të fundit, nga reshjet janë verifikuar përmbytje në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërkohë që dallgët brenda gjirit kanë arritur deri në 4 ballë.

Ndërkohë, nga moti i keq janë krijuar edhe radhë të gjata automjetesh në rrugët e qytetit bregdetar, raportojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Shiu i dendur ka bërë që pushuesit të tërhiqen nga plazhet dhe të strehohen në hotelet dhe shtëpitë e tyre.

Freskimi i motit dhe shoqërimi i tij me vranësira ishte paralajmëruar më herët gjatë javës nga meteorologët, pas një periudhe me temperatura maksimale, që arritën deri në 38 gradë Celsius.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar