Moti i ftohtë dhe ngricat mbërthejnë zonën verilindore

0

E gjithë zona verilindore e Shqipërisë është përfshirë nga  ngricat dhe moti i ftohtë, jo vetëm në zonën rurale, por edhe në qytete. Nga raportimet e deritanishme mësohet se në akset rrugore fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident gjatë fundjavës, megjithëse qarkullimi vazhdon normalisht.

“Situata vlerësohet normale në rajonin verilindor, ndërsa  për të minimizuar rrezikun nga akulli, në akset kryesore rrugore po hidhet kripë e skorje”, thonë autoritet e zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit.

Temperaturat e ajrit kanë rënë deri në -5 gradë Celsius, ndërkohë që edhe furnizimi me energji elektrike për zonat e Kukësit dhe Dibrës është normal.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here