Moskë, zjarr në metro

Moskë, zjarr në metro

Një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të mërkurës, në një metro në Moskë duke përhapur panik tek mijëra udhëtarë. Më shumë se 4,500 njerëz u evakuuan, pasi një kabllo e energjisë mori zjarr përmes sistemit energjitik, deklarojnë autoritetet. Incidenti ndodhi në një nga linjat më të përdorura në qendër të Moskës. Të

Një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të mërkurës, në një metro në Moskë duke përhapur panik tek mijëra udhëtarë. Më shumë se 4,500 njerëz u evakuuan, pasi një kabllo e energjisë mori zjarr përmes sistemit energjitik, deklarojnë autoritetet.

Incidenti ndodhi në një nga linjat më të përdorura në qendër të Moskës.

Të paktën 52 personave morën ndihmën e parë, kryesisht për mbytje nga tymi.

Një udhëtar e përshkruan kështu atë që ndodhi: “Ne po udhëtonin në metro dhe papritmas, unë nuk e di, treni ndaloi dhe atje ishte tym. Ata thanë se duhet të largohemi nga treni. Ajo ishte e padurueshme, kishte tym, shumë tym.”

Shkaku i zjarrit është ende për t’u përcaktuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar