Moska paralajmëron Uashingtonin për ndërhyrjen në Siri

Moska paralajmëron Uashingtonin për ndërhyrjen në Siri

Rusia shpreh shqetësimin e saj pas deklaratave që Uashingtoni mund të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, John Kerry, ka kërkuar maturi në veprimet e tyre. “Ministri Lavrov ka thënë se njoftimet zyrtare nga Uashingtoni gjatë ditëve të fundit rreth gatishmërisë së

Rusia shpreh shqetësimin e saj pas deklaratave që Uashingtoni mund të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, John Kerry, ka kërkuar maturi në veprimet e tyre.

“Ministri Lavrov ka thënë se njoftimet zyrtare nga Uashingtoni gjatë ditëve të fundit rreth gatishmërisë së forcave të armatosura amerikane për të ndërhyrë në konfliktin sirian në Moskë janë parë me shqetësim të madh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ndërkaq agjencia franceze, AFP, raporton se gjatë bisedës telefonike Lavrov ka paralajmëruar Kerrin rreth “pasojave jashtëzakonisht të rrezikshme” nëse SHBA-të fillojnë një fushatë ushtarake kundër regjimit sirian.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar