Moska negocion me Teheranin naftën iraniane

Irani dhe Rusia janë duke negociuar një marrëveshje për këmbimin e naftës për ushqim, detajet finale të saj janë duke u përpunuar. Marrëveshja do ti mundësonte Teheranit të rrisë ndjeshëm eksportin e naftës, përkundër sanksioneve të perëndimit. Sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se Moska do të blente rreth 500,000 fuçi të naftës iraniane në ditë, në

Irani dhe Rusia janë duke negociuar një marrëveshje për këmbimin e naftës për ushqim, detajet finale të saj janë duke u përpunuar.

Marrëveshja do ti mundësonte Teheranit të rrisë ndjeshëm eksportin e naftës, përkundër sanksioneve të perëndimit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se Moska do të blente rreth 500,000 fuçi të naftës iraniane në ditë, në këmbim të produkteve dhe pajisjeve ruse.

Ende nuk bëhet e ditur nëse marrëveshja do të zbatohet para arritjes së një marrëveshjeje finale bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ku edhe Rusia është anëtare e grupit.

Ndërkohë saksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë ulur përgjysmë eksportin e naftës iraniane, ndërsa Rusia ka asnjë lloj sanksionesh kundër Iranit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar