Mos përdorni mjete makiazhi të përbashkëta

Mos përdorni mjete makiazhi të përbashkëta

Sipas specialistëve nuk është e këshillueshme të përdoren mjete të përbashkëta makiazhi. Syri është shumë i ndjeshëm ndaj pluhurave, për këtë arsye  është i prirur ndaj infeksioneve të ndryshme. Makiazhi është element i  rëndësishëm për të vënë në dukje tiparet e bukura, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe johigjenikë nëse nuk dini si

Sipas specialistëve nuk është e këshillueshme të përdoren mjete të përbashkëta makiazhi. Syri është shumë i ndjeshëm ndaj pluhurave, për këtë arsye  është i prirur ndaj infeksioneve të ndryshme.

Makiazhi është element i  rëndësishëm për të vënë në dukje tiparet e bukura, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe johigjenikë nëse nuk dini si t’i përdorni.

Qëndrat e estetikës rekomandojnë që secila vajzë të ketë kutinë e saj të makiazhit, madje as motrat me njëra–tjetrën nuk duhet  të përdorin të njëjtat mjete makiazhi. Më shumë kujdes nga të gjitha duhet të tregojnë vajzat që kanë  kontakte me lentet.  Nëse makiazhi ngjitet tek lentet, ato nuk mund të përdoren më.

Edhe pse duket paksa e çuditshme, nuk është  fare e vështirë të krijohet sëmundje qoftë edhe nga një laps sysh.

 

/Rabihana Halili/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar